Klubi italian do t’i bashkojë dy portierët, Berisha dhe Ujkani në edicionin e ri shok skuadre

Futboll

Klubi italian do t’i bashkojë dy portierët, Berisha dhe Ujkani në edicionin e ri shok skuadre

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:39
Etrit Berisha dhe Samir Ujkani

Etrit Berisha nuk do të mbetet te skuadra italiane Spal, pasi kjo e fundit ka rënë nga elita e futbollit italian.

Portieri prishtinas ishte i huazuar nga Atalanta, por nuk do të rikthehet as në klubin bergamask.

Torino pritet të jetë skuadra e re e Berishës, pasi klubi torinez ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit shqiptar.

‘Demat’ do të mbesin pa portierin e parë Salvatore Sirigu dhe Berisha shihet si zëvendësuesi adekuat i italianit.

Ndërkohë në anën tjetër edhe Samir Ujkani pritet ta vazhdojë kontratën me klubin torinez.

Sipas medieve italiane portieri i Kosovës është pajtuar të vazhdoj qëndrimin në Torino edhe për një vit tjetër me pagën e njëjtë.

Kësisoj dy portierët shqiptarë përsëri do të jenë shok skuadre si në kohën kur ishin tek Kombëtarja e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat