Leipzig shokon Atleticon, kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit

Futboll

Leipzig shokon Atleticon, kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:38
Leipzig në festë

(E plotësuar) - Skuadra gjermane, Leipzig, është në gjysmëfinale të Champions League dhe do ta ndeshet me kampionin francez PSG-në.

Leipzig i jashtëzakonshëm, shënon fitore me rezultat 2:1 kundër një kundërshtarit të papërshtatshëm siç është Atletico Madrid, në takimin që u luajt në stadiumin “Estádio José Alvalade” në Lisbonë.

Në minutën e 51-të, Dani Olmo shënon gol të bukur.  Sabitzer harkon Olmo me kokë godet dhe plason topin në këndin e djathtë, 1:0.

Image

Në minutën e 71-të,  zëvendësuesi Joao Felix nga penaltia barazon rezultatin 1:1.

Në minutën e 88-të, Tyler Adam nga rreth 18 metra me goditje të fortë  paksa topi devijohet dhe e la të heshtur portierin Oblak, 2:1 për Leipzigun. 
Skuadra gjermane kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa Atletico shokohet nga kjo humbje dhe në çastet e fundit.  Gjermanët  kualifikohen për herë të parë në gjysmëfinale.

Leipzig-Atletico 2:1
Stadiumi  “Estádio José Alvalade” në Lisbonë. 
Gjyqtar: Marciniak (Polonia).
Shënues: Olmo (51’), Adam (88’) – (Joao Felix (71’-nga penalltia).
Lartonat e verdhë: Klostermann, Kampl, Haidara – Lod, Gimenez.
Leipzig: Gulacsi, Halstenberg, Upamecano, Klostermann, Angelino, Sabitzer (Mukiele 90+2’), Kampl, Laimer (Adams 72’), Nkunku (Haidara 83’), Poulsen, Olmo (Schick 83’).
Atletico: Oblak, Trippier, Saviq, Gimenez, Renan Lodi, Carrasco, Saul, Herrera (Joao Felix 58’), Koke (Felipe 90+2’), Costa (Morata 72’, Llorente.

88' Tyler Adams shënon për epërsinë e Leipzigut.

85' Dramë në Lisbonë, rezultati 1:1.

81' Ndeshje me rivalitet të madh, rezultati edhe më tej 1:1.

71' Zëvendësuesi Joao Felix me goditje të fortë nga penaltlia shënon për rezultatin 1:1. 

Image

63' Atletico kërkon me ngulm barazimin.  

58' Atletico Madridi e ka bërë zëvendëzimin e parë, Herrera largohet dhe Joao Felix futet në lojë 

Leipzig-Atletico 1:1
Stadiumi  “Estádio José Alvalade” në Lisbonë. 
Gjyqtar: Marciniak (Polonia).
Shënues: Olmo (51’) – (Joao Felix (71’-nga penalltia).
Kartonat e verdhë: Klostermann, Kampl – Lodi.
Leipzig: Gulacsi, Halstenberg, Upamecano, Klostermann, Angelino, Sabitzer, Kampl, Laimer (Adams 72’), Nkunku (Haidara 83’), Poulsen, Olmo (Schick 83’).
Atletico: Oblak, Trippier, Saviq, Gimenez, Renan Lodi, Carrasco, Saul, Herrera (Joao Felix 58’), Koke, Costa (Morata 72’, Llorente.

57' Atletico në presion të madh, është në ndjekje të rezultatit, ndërsa Leipzig synon ta ruajë këtë epërsi eventualisht edhe ta shton.

51' Marcel Sabitzer për mrekulli harkon, ndërsa Dani Olmo godet me kokë dhe plason topin në këndin e djathtë të Atleticos,1:0 për Leipzig-un,.

Zhbllokohet rezultati.

50' Te dyja skuadrat janë shumë të kujdesshme sepse çdo gabim do të jetë i pafalshëm për ta, për faktin se është vetëm një ndeshje dhe ajo që fiton edhe avancon tutje.

47' Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

41' Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, synon gjysmëfinalen e madhe. 

35' As Leipzig dhe as Atletico Madridi nuk po e gjejnë rrugën e golit. Lojë e fortë por mungojnë golat.

Image

28' Edhe më tej baras.

20' Nuk ka gola, një lojë mjaft e mirë.

13'  Carrasco (Atl. Madrid) godet por portieri Gulacsi tregon aftësitë e tija, shpërton portën e skuadrës gjermane.

10' Fituesi i këtij takimi do të takohet me PSG-në.

6'  Lojë mjaft e mirë, sidomos leipzig kërkon golin.

4' Ndeshje që pritet të sjell edhe gola.

3' Nuk ka gola.

  Në stadiumin  “Estádio José Alvalade” në Lisbonë, do të luhet ndeshja e çerekfinales së Champions League në futboll, në mes Leipzig dhe Atletico Madridit. 
Skuadra gjermane Leipzig kërkon mrekullinë në duel me ekipin spanjoll.
Ndeshje që pritet të jetë më rivalitet të madh. 
Te dyja skuadrat kanë individë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat