Torino ka siguruar marrëveshje me yllin e Milan.
Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Torino dhe Milan kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e majtë, Ricardo Rodriguez.
Thuhet se marrëveshja përfshinë 3 milionë euro, plus bonuse.
Kontrata do të nënshkruhet së shpejti, kur edhe pritet zyrtarizimi nga faqja zyrtare e skuadrës së Torinos.
Lojtari me kontratën e re do të përfitojë një pagë prej 1.5 milionë euro, plus bonuse.
Së fundmi, Rodriguez ka luajtur si i huazuar në Holandë, te skuadra e PSV.