Musa Selimi me fjalë të forta për Topallin!

Futboll

Musa Selimi me fjalë të forta për Topallin!

Nga: K.Goca Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:32
Topalli!

Dekani i Fakultetit të Edukimit fizik dhe sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Musa Selimi, përgëzon futbollistin Jetmir Topalli, që tash e tutje do ta vazhdojë karrierën në futbollin turk përkatësisht në skuadrën Malatyaspor.  Topalli largohet nga Ballkani për tu bashkuar me skuadrës turke.

“Studenti ynë Jetmir Topalli një yll që po shndritë në fushën e futbollit, ai sot nënshkroi kontratë profesionale me ekipin turk Malatyaspor, Jetmiri shkonte në bibliotekë për të lexuar dhe përgatitur provimet ku edhe u vlerësua me nota shumë të larta!

Ai  është djalë i sinqertë e  shembull se si me punë arrihet shumë në profesion! 

Image

Musa Selimi

Në emër të Fakultetit të Edukimit fizik dhe sportit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" i urojmë shëndet e shumë suksese në karrierë, duke qenë krenarë me edukimin dhe arritjet e tij!”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në facebook.

Duhet theksuar se pjesë e kësaj skuadre ka qenë edhe ferizajasi Arsim Abazi pikërisht në edicionin 2002-2003, kur edhe kanë luajtur në garat evropiane.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat