Historia e Leipzig, nga Liga e Tretë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Futboll

Historia e Leipzig, nga Liga e Tretë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 23:31
Kujtojmë se kjo skuadër para gjashtë viteve luante në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

Leipzig sonte arriti një fitore historike duke u kualifikuar për herë të parë në histori në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ekipi gjerman që vjen nga qyteti i vogël gjerman me 600  mijë banorë ka bërë historinë sonte duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se kjo skuadër para gjashtë viteve luante në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

Ishte pikërisht sezoni 2013/14 kur Leipzig nga Liga e Tretë ishte promovuar në Bundesliga 2 ku kishte luajtur dy sezona.

Nga viti 2016 Leipzig për katër vite arriti që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky pa dyshim që është një sukses i jashtëzakonshëm i Leipzig, pasi që një gjysmëfinale në Champions shumë skuadra të mëdha luftojnë me vite për të shkuar, por ata e arritën atë pas katër viteve.

Sigurisht, për këtë më meritori, sipas mediave gjermane është trajneri i kësaj skuadre Julian Nagelsmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat