Vidal: Bayern? Jemi skuadra më e mirë në botë. Lewa dhe Neymar… - Bota Sot
Vidal: Bayern? Jemi skuadra më e mirë në botë. Lewa dhe Neymar…

Futboll

Vidal: Bayern? Jemi skuadra më e mirë në botë. Lewa dhe Neymar…

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 08:11
Arturo Vidal

Mesfushori i Barcelona-s, Arturo Vidal, ka folur në prag të sfidës së Champions League kundër Bayern Munich.

“Është ndeshja më e rëndësishme e vitit. E dimë se Bayern ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, por jemi Barcelona dhe ata do të luajnë kundër skuadrës më të mirë në botë, jo kundër një ekipi të Bundesliga-s. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur”, ka thënë ish-ylli i bavarezëve.

“Kur luaja te Bayern kanë thënë gjithmonë se ishim favoritë, por këtë herë do të jetë ndryshe. Lewandowski? Është i palodhur, e kam parë të rritet dhe do të jetë me të vërtetë e vështirë të ndalet. Por Leo Messi është nga një planet tjetër”.

Për Neymar: “Kur ishte te Barcelona, ka treguar  atë që është në gjendje të bëjë. Është një lojtar me shumë talent dhe e ndihmon shumë skuadrën”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat