Ozil merr vendimin për të ardhmen: Vendos unë, jo të tjerët - Bota Sot
Ozil merr vendimin për të ardhmen: Vendos unë, jo të tjerët

Futboll

Ozil merr vendimin për të ardhmen: Vendos unë, jo të tjerët

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:04
Mesut Ozil

Mesut Ozil ka vendosur t’i japë fund zërave të shumtë në lidhje me të ardhmen e tij. Gjermani ka qenë i qartë në intervistën e dhënë për The Atletic.

“Pozicioni im është i qartë”, ka thënë Ozil. “Unë do të jem këtu deri në ditën e fundit të kontratës sime dhe do të jap maksimumin për Arsenal-in”.

“Do të vendos unë kur të largohem, jo të tjerët. Nuk kam nënshkruar për dy ose tre vite, kam nënshkruar për katër dhe kjo duhet të respektohet nga të gjithë”.

“Londra është shtëpia ime. Nëse jam në formë, e di se çfarë mund të bëj në fushë. Nuk dua të largohem, kjo është e gjitha”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat