Interi bën “pazar” në Londër, Conte synon dy ish-ë të tij - Bota Sot
Interi bën “pazar” në Londër, Conte synon dy ish-ë të tij

Futboll

Interi bën “pazar” në Londër, Conte synon dy ish-ë të tij

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 10:28
Conte

Dy vite më parë ishte në “çatinë” e botës, objekt i dëshirës së gjysmës së klubeve të Europës. Sot, megjithatë, N’Golo Kanté ka humbur disa nga “valencat” ndërkombëtare që i kishte fituar me Leicester, me Conte te Chelsea dhe me Francën.

Gjithsesi, është Conte, ai që tani mund të shpresojë ta ketë nën urdhëtra përsëri.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari i “Blues” do t’i bënte shumë punë Interit, me trajnerin zikaltër që po kërkon përforcime me përvojë në mesfushë. Sipas tij, nuk mjafton vetëm rinia e Tonali. Conte dëshiron lojtarët që janë më të gatshëm për të fituar. Si francezi.

29-vjeçari duket gjithnjë e më pak i paprekshëm te Chelsea dhe këtë vit e mbaroi sezonin pa i bërë 30 ndeshje, për shkak të disa problemeve fizike që e penguan atë të kishte vazhdimësi. Gjithashtu, vitin e kaluar, në mesfushën trepersonëshe të Sarrit, ai shpesh mundohej të gjente distanca afër një “regjisori” si Jorginho.

Bisedimet midis Interit dhe Chelsea mund të përfshijnë, gjithashtu, Emerson Palmieri, përforcimin e preferuar të zikaltërve në korsinë e majtë, sipas “Corriere dello Sport”. Ish-mbrojtësi i Romës ka humbur terren me trajnerin Lampard dhe mund të kthehet në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat