Messi – Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Futboll

Messi – Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:09
Messi – Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Kur kaloni përtej fazës së grupeve, kur melodia e Ligës së Kampionëve fillon të tingëllojë seriozisht në veshët e tifozëve dhe lojtarëve, çdo ndeshje është një finale e mundshme.

Jo të gjithë emrat e mëdhenj absolutë mund të përballen në raundet e para të nokautit. Kjo është arsyeja pse një përplasje midis titanëve Bayern Munich dhe Barcelona në cerekfinakle të Championsit nuk është rutinë e zakonshme.

Me pak fjalë, është një finale e parakohshme e këtij kompeticioni. Bavarezët do të sfidojnë katalanasit sonte, në tokën asnjanëse të Lisbonës. Një supersfidë, që mbart brenda vetes edhe duelin frontal midis Lewandowski dhe Messi.

Të dy, kandidatë potencialë për “Topin e Artë”, nëse ky cmim prestigjioz do të jepej për këtë vit (është anuluar nga “France Football” prej Covid-19).

Synimi final eventual është prej ari, megjithëse “Kupa Veshëgjatë” nuk është bërë nga materiali i artë, por fati i Lewandowski dhe Messi nuk do të gjykohet në dhjetor.

“France Football” e konsideroi mbylljen e Ligue 1 dhe shtyrjen e turneve kombëtarë, si dhe Kampionatin Europian të mjaftueshme për ta anuluar dhënien e “Topit të Artë” për herë të parë që nga krijimi i tij. Një mundësi e hunmbur për shumë.

Sidomos për Robert Lewandowski, i cili po përjeton sezonin e tij më të mirë, pas shumë vitesh në elitë. Polaku ka shkëlqyer në nivelin personal, edhe pse “Këpuca e Artë” e Europës i iku nga duart në fund fare, kur Immobile e parakaloi. Edhe “Topi i Artë” u bë i pamundur. Megjithatë, për sa iu përket të dhënave, pa dyshim: ai ishte më i miri, deri tani.

Si mund të përcaktohet ndryshe një sezon, në të cilin Lewandowski ka tejkaluar cdo rekord të më shumë ndeshjeve të luajtura dhe golave të shënuar. Ai është shënuesi më i mirë i Bundesligës, golashënuesi më i mirë i Championsit, me shifra dyshifrore të asisteve, me një mesatare shënuese për t’i bërë të gjithë rivalët të zbehtë. Edhe Leo Messin.

Tashmë, Leo Messi, i cili përfundoi i dyti në La Liga dhe për këtë arsye u zhgënjye kryesisht, siç kanë treguar deklaratat pas suksesit të Real Madridit, ka rastin ta dëshmojë veten në një përplasje direkte. Pothuajse vetëm rivali i madh i tij, Cristiano Ronaldo, është i interesuar të fitojë vazhdimisht. Megjithatë, pavarësisht se po jep më pak se më parë, argjentinasi ende e konsideron jashtëzakonisht të domosdoshme fitimin e titujve personalë dhe ekiporë.

Sigurisht, këtë herë Messi, përkundër 31 golave sezonalë ​​në garat e ndryshme, përveç 26 asistve për shokët e tij të skuadrës, nuk dukej se ishte në rreshtin e parë për të fituar “Topin e Artë”. Ama, kurrë mos thuaj kurrë. Sidomos duke pasur parasysh një Ligë të Kampionëve ende në zhvillim dhe atë karakteristikë të argjentinasit në çmimin e “France Football”; duke fituar edhe kundër të gjitha pritshmërive.

Trajneri i Blaugrana-ve ndërhyri në konferencë, në funksion të ndeshjes së radhës mes Barcelonës dhe Bayern Munich. Dhe aty “çmontoi” krahasimet midis bomberit bavarez dhe atij argjentinas. Në vitin 2019, Messi e mori trofeun e lakmuar, pavarësisht se të gjithë panë Van Dijk si favorit. Në vitin 2010, Milito dhe Sneijder dukej se ishin në gjendje të fitonin “Topin e Artë”. Ashtu si miqtë e argjentinasit, Xavi dhe Iniesta.

Në vend të kësaj, asgjë për t’u shënuar; “pleshti” u ngjit sërish mbi fron . Në këtë sukses e ndihmuan jo vetëm lojërat e bukura dhe numri i golave, por edhe fama që ka krijuar në vende të ndryshme të botës, ku shihet gjithmonë mbi gjithçka e gjithkënd.

Le të ndalemi te golat e këtij sezoni, për të dy. 53 gola për Lewandowski, 31 për Messin. Pak dyshime në lidhje me më të mirin, nëse bazohemi te kjo statistikë. Argjentinasi, gjithashtu, ka dhënë më shumë se 20 asiste, ndërsa polaku është shumë më i prirur për të shënuar sesa të japë pasime të sakta.

Ndoshta këto shifra nuk do të kishin mjaftuar për ta fituar “Topin e Artë”, megjithatë Lewandowski do të luftonte deri në fund, i mbështetur nga hijeshia e Bayernit dhe dëshira për ta ndryshuar përsëri “pronarin” e këtij cmimi, siç është bërë tashmë një herë nga Modric në më shumë se dekadën e fundit. Realiteti, megjithatë, me Cristiano Ronaldo, Haaland, Neymar dhe ndonjë të huaj, do ta kishte parë edhe një herë Messin si të preferuarin për “Topin e Artë”, i favorizuar përjetësisht për të qenë “mbreti”.

Sidoqoftë, Championsi dhe veçanërisht ndeshja mes Bayernit dhe Barcelonës mund ta kishte ngritur Lewandowski disa hapa më lart, në mënyrë që të luftonte seriozisht për ta fituar “Topin e Artë”. Me eliminimin e polakut, megjithatë, Messi vështirë se do të kishte rivalë. Sepse në një mënyrë ose në një tjetër, roli i tij i preferuar gjithmonë del në pah dhe ai do ta bëjë këtë deri në sezonin e fundit si profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat