A ishte antisportive?

Futboll

A ishte antisportive?

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:54
Nagelsman

Nëse Atletico Madridi luan në nivelet dhe fazat më të larta të “Champions League”, ndërsa ju nuk keni parë ende një gjest që do marrë polemika nga ana e Simeones, atëherë me siguri që kamerat nuk kanë qenë të vëmendshme.

Ashtu si edhe mbrëmë, që i ka shpëtuar një tjetër detaj me shumë vlerë.

Ende nuk dihet saktësisht reagimi i Simeones, por vetë fakti që trajneri i Leipzig, Nagelsman, e komenton pas ndeshjes dhe ku arriti që të fitojë, tregon shumë për domethënien.

Menjëherë pas mbylljes së takimit gazetari i “Sky” e ka pyetur Nagelsman për duelin e trajnerëve, pra kundër Simeones.

“Sidomos pjesa e parë ka qenë gjithçka në rregull. Pastaj e tregoi se dëshiron vetëm që të fitojë”.

Gazetari e ndaloi trajnerin e Leipzig duke i kërkuar më tepër detaje, për atë që mund të ketë ndodhur.

“Nuk do u tregoj juve asgjë me detaje tani. Por aty i keni kamerat, shikojini pak. A ishte antisportive? Unë nuk do ta kisha bërë atë, por gjithëkush vendos për veten e tij”, u shpreh Nagelsmon duke shtuar misterin.

Leipzigu arriti të fitojë 2:1 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Atleticon për të prekur gjysmëfinalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat