Reagon Simeone

Futboll

Reagon Simeone

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:07
Reagon Simeone

Atletico Madridi eliminoi skuadrën e Liverpoolit, kampionin aktual të Evropës, por mbrëmë e pësoi nga RB Leipzig.

Gjermanët shkuan në gjysmëfinale dhe askush nuk e kishte pritur. Sidoqoftë, trajneri Diego Simeone i përgëzoi kundërshtarët për kualifikimin dhe u jep meritat atyre.

“Dhamë gjithçka që kishim. Ishte e vështirë të fitonim duelet, pasi ata ishin shumë të shpejtë. Ka qenë një vit i gjatë, me 60 ditë pushim. Pastaj erdhi presioni i rikthimit të Champions League. Kishim edhe një tjetër javë pushim para se të ktheheshim në stërvitje”, tha ai pas ndeshjes.

“Nuk kemi qenë në gjendje të luajmë sikurse kemi dashur. Më pëlqeu RB Leipzig. Ishin të vendosur, kishin entuziazëm dhe freski. Kjo na kushtoi dhe nuk kam asnjë justifikim. Ne dhamë maksimumin dhe arritëm në çerekfinale. U eliminuam në mënyrë të drejtë dhe duhet të përgëzojmë kundërshtarin tonë”.

Edhe mesfushori i Atletico Madrid, Saul, ishte në një mendje me trajnerin.

“Kundërshtari ishte superior ndaj nesh në shumë faza të lojës. Ishim shumë të ngazëllyer. Tifozët meritonin më shumë. Kishim shpresë dhe na vjen keq që u eliminuam”, deklaroi shkurtimisht Saul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat