Skuadra shqiptare “blindon” 6 futbollistë - Bota Sot
Skuadra shqiptare “blindon” 6 futbollistë

Futboll

Skuadra shqiptare “blindon” 6 futbollistë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:30
Skuadra shqiptare “blindon” 6 futbollistë

Vazhdimësia e tyre te Teuta, në fakt, nuk është vëë në asnjë moment në diskutim, megjithatë, kur hidhet e zeza mbi të bardhë, siguria është e plotë.

Gjatë futbollistë, që patën kontribut të madh në mbylljen e sezonit me pjesëmarrjen në Europa League dhe suksesin në Kupën e Shqipërisë, lidhen në kontratë me ekipin durrsak edhe për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për emra të tillë si: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja, Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski. Këta lojtarë vijojnë përgatitjet për sezonin e rij, që nis për përplasjen me Beitar Jeruzalemin. Firmosja e kontratës së re nga Lorenzo Vila hedh poshtë zërat se talenti durrsak mund të largohet jashtë Shqipërisë.

 Njoftimi i Teutës:

“KF Teuta ka dëshirë t’ju informojë se ka arritur marrveshjen edhe për një sezon me këta lojtarë: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja, Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski, të cilët kanë gjetur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistëve kanë bërë që drejtuesit e skuadrës blu të vijojnë më tej bashkëpunimin me këta lojtarë. Dje lojtarët ka nënshkruar kontratën e re dhe do të vazhdojnë të mbajnë veshur fanellën e skuadrës së Teutës edhe për sezonin e ardhshëm".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat