Oferta e Barcelonës? Ronaldo nuk e ka mendjen tek futbolli

Futboll

Oferta e Barcelonës? Ronaldo nuk e ka mendjen tek futbolli

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:51
Oferta e Barcelonës? Ronaldo nuk e ka mendjen tek futbolli

Edhe pse zërat e merkatos futbollistike po flasin për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi, duket se kjo nuk ka ndikuar aspak te ylli portugez.

Sulmuesi 35 vjeçar po shijon në maksimum pushimet luksoze në Portofino me partneren bukuroshe Georgina Rodriguez si dhe katër fëmijët e tij.

Këtë të mërkurë, futbollisti i famshëm ka publikuar një foto tepër të ëmbël në Instagram me modelen 26 vjeçare, shoqëruar me një dedikim tepër të veçantë për të.

Në foto, Cristiano shfaqet me Georginën në prehër teksa kjo e fundit e përqafon, ndërkohë që marrin rreze në jahtin e tyre luksoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat