Paralajmërohen

Futboll

Paralajmërohen

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:14
Paralajmërohen të mos postojnë më foto

Javët e fundit janë shënuar rritje të rasteve të infektimit me koronavirus në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë, ku rastet më të shumta janë regjistruar në Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe pikërisht shumica e futbollistëve të shquar të kampionatit anglez kanë përfituar nga mbarimi i Premier League, për të pushuar në plazhet e bregdetit spanjoll, duke mos ndjekur rekomandimet që qeveria britanike ka dhënë për të mos udhëtuar në disa vende, mes tyre dhe Spanja, pasi janë vende ku është më e lartë shkalla e rrezikshmërisë për t’u infektuar.

Në orët e fundit, mediumi britanike “Sportsmail” ka raportuar se lojtarët e Premier League janë paralajmëruar këto ditë që të mos ndajnë imazhe dhe video nga pushimet e tyre larg Mbretërisë së Bashkuar në rrjetet sociale, në mënyrë që të shmangin polemikat për injorimin e këshillave të autoriteteve britanike.

Që nga përfundimi i Premier League, shumë futbollistë kanë shfrytëzuar mundësinë për të udhëtuar në Spanjë dhe Portugali për të shijuar disa destinacione kaq të njohura si Marbella dhe Ibiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat