Teuta e Besa fitojnë mijëra euro nga shitja e Vedat Muriqit, por a fiton Liria që e formoi lojtarin?

Futboll

Teuta e Besa fitojnë mijëra euro nga shitja e Vedat Muriqit, por a fiton Liria që e formoi lojtarin?

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:15
Teuta e Besa fitojnë mijëra euro nga shitja e Vedat Muriqit, por a fiton Liria që e formoi lojtarin?

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke arritur akordin me Lacion, për shifrën 18 milionë euro.

26-vjeçari do të firmosë kontratë 5-vjeçare me klubin e Serisë A, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

Mirëpo, ku ndodhet këtu Liria e Prizrenit, ku Muriqi u formua si lojtar deri në moshën 19-vjeçare, kur edhe u transferua më pas në kampionatin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat