Katër prurje të reja - Bota Sot
Katër prurje të reja

Futboll

Katër prurje të reja

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:21
Katër prurje të reja

Të gjithë janë kuriozë të dinë se me cilin formacion do të luajë Andrea Pirlo te Juventusi, trajner i të cilit është emëruar prej disa ditësh, duke zëvendësuar Maurizio Sarri, që dështoi shpejt në Champion-s. Intriga në këtë drejtim shtohet edhe më shumë, duke pasur parasysh se “maestro” është debutues në këtë rol, nuk ka drejtuar askund më parë si trajner.

Duke iu referuar disa deklaratave të tij në të kaluarën, kur komentonte Juventusin e Sarrit, janë bërë deduksione logjike mbi atë që synon të prodhojë në fushën e blertë ish-mesfushori i spikatur i Italisë. Edhe spanjollja “AS” është rrekur të ndërtojë formacionin, me të cilin mendon se Pirlo do ta startojë sezonin e ri.

Sikurse shihet, bardhezinjtë do të funksionojnë përreth Cristiano Ronaldos dhe “xhevahirit” të Italisë, Tonali. Trajneri i ri i Juventusit ka kërkuar disa nënshkrime për të pasur në dispozicion një skuadër që aspiron të fitojë gjithçka.

Ja formacioni i pritshëm i Pirlos (4-3-3): Szczesny – Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Emerson – Tonali, Betancur, Arthur – Dybala, Ronaldo, Raul Jimenez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat