Liria e Prizrenit angazhon avokatë në rastin e lojtarit të madh të gjigantit turk

Futboll

Liria e Prizrenit angazhon avokatë në rastin e lojtarit të madh të gjigantit turk

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:36
Liria e Prizrenit angazhon avokatë në rastin e lojtarit të madh të gjigantit turk

Vedat Muriqi pritet të transferohet në Lazio të Romës nga Fenerbahçe.

Vlera e transferimit të tij, sipas mediave italiane është 16 milionë euro, për një kontratë 5-vjeçare.

Klubi prizrenas ka të drejtën të përfitojë për formimin e lojtarit.

Për këtë Liria ka angazhuar menjëherë avokatë.

Në bazë të rregullave të UEFA-s, prizrenasit mund të përfitojnë qindra mijëra euro.

“Ne jemi klubi i parë që e kemi formuar Vedatin si lojtar. E kemi dokumentacionin edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës që lojtari ka qenë pjesë e jona prej vitit 2006 deri në vitin 2013, ku u transferua në Shqipëri tek Teuta e Durrësit. Ne do t’i ndjekim të gjitha procedurat ligjore përmes avokatëve ndërkombëtarë që tashmë i kemi angazhuar, për realizimin e të drejtave që na takon lidhur me shumat financiare që janë rregulluar në bazë të rregullave të UEFA-së”, deklaroi për Olle, Bashkim Kajdomçaj, sekretar i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat