Po punon kundër Ronaldos

Futboll

Po punon kundër Ronaldos

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:45
Cristiano Ronaldo

Megjithë mohimet e agjentit, nga Spanja sot rindizen thashethemet në lidhje me një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi.

Për largimin e Ronaldos nga Juventusi dhe një kalim të mundshëm në Barcelonë, është raportuar gjatë ditës së djeshme.

Këtë herë ka qenë programi El Chiringuito – gjithmonë i informuar mirë për ngjarjet në Real Madrid – që zbulon se Jorge Mendes, agjent i CR7, kishte ofruar klientin e tij te Paris Saint Germain, Real Madrid dhe Barcelona.

Vetë Portugezi do të kishte hapur një dritare për lamtumirën nga Juventus, por këmbëngulja është e agjentit që shtyn për ndryshimin e fanellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat