Upamecano, shtylla e mbrojtjes së ekipit gjerman

Futboll

Upamecano, shtylla e mbrojtjes së ekipit gjerman

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:48
Upamecano, shtylla e mbrojtjes së ekipit gjerman

Leipzig do të luajë për herë të parë në gjysmëfinalet e Champions League, raund në të cilin do të sfidojë PSG në datë 18 gusht në Lisbonë.

Dayot Upamecano, shtylla e mbrojtjes së ekipit gjerman, ka folur për RMC Sport pas fitores 2-1 kundër Atletico Madrid dhe daljes në 4 skuadrat më të mira të Evropës.

“Të gjithë jemi shumë të lumtur. Duhet të luanim ndeshjen në mënyrë të tillë dhe ia dolëm. Tani jemi në gjysmëfinale dhe do të japim gjithçka për të kaluar në finalen e madhe.

Para fillimit të ndeshjes, trajneri Nagelsmann na kërkoi me insistim që të mos kishim fare frikë, na tha të luanim lirshëm, pasi ishte një ndeshje si gjithë të tjerat.

Fjalët e tij na mbushën me besim dhe i ndoqëm me përpikmëri detyrat që na kishte dhënë, kështu që ia dolëm të mposhtim Atleticon.

PSG? Janë skuadra më e madhe e Francës, na pret një sfidë shumë e vështirë. Gjithsesi, do të japim maksimumin tonë për të fituar“, përfundon 21-vjeçari francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat