Mascherano: Bayerni nuk është aq favorit

Futboll

Mascherano: Bayerni nuk është aq favorit

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:54
Mascherano: Bayerni nuk është aq favorit sa mendon…

Javier Mascherano, lojtari aktual i Estudiantes de la Plata dhe ish-lojtari i Barcelonës, konsideron se “Bayern Munich nuk është aq favorit sa thonë bavarezët”. Ky karikim për katalanasit ka ardhur disa orë para ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Da Luz”. Argjentinasi vijon më tej: “Bayerni ka një ekip shumë të mirë. Fizikisht, lojtarët e tij janë shumë të fuqishëm, por gjithçka mund të ndodhë në një lojë të vetme. Unë jam i bindur që Barcelona do të jetë në krye të detyrës”.

Sipas Mascherano, “Barcelona do të duhet të kontrollojë lojën, sepse gjithmonë ka qenë e vështirë për të të mbrojë afër zonës së saj. Nga kontrolli i lojës, individualitetet dalin në pah dhe gjithçka fillon të rrjedhë normalisht”.

Përveç kësaj, ai mendon se “Messi është argumenti kryesor i Barcelonës dhe i çfarëdo skuadre për të cilën luan. Ai e di se është vetëm dy ndeshje larg finalja e Ligës së Kampionëve. Në sfidën ndaj Napolit e pashë të etur dhe të aftë për sukses, duke asistuar mjaft kolegët”.

I pyetur nëse Barcelona ka ndaluar së ndërtuari, gjë e çoi në lavdi, kur ishte pjesë e ekipit, lojtari i Estudiantes u përgjigj: “Me lojtarë si Messi, Busquets apo Piqué është normale që ka raste kur Barcelona praktikon lojën e pozicionit, por tani ky nuk është modeli i saj i lojës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat