Juventus kërkon mesfushorin e Atletikos

Futboll

Juventus kërkon mesfushorin e Atletikos

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:58
Juventus kërkon mesfushorin e Atletikos

Juventus raportohet se është gati të ofrojë Dagllas Kostën ose Federiko Bernardeskin në shkëmbim për të marrë Tomas Partin nga Atletiko Madrid.

27 vjeçari ganez ka qenë më parë i lidhur edhe me një transferim tek Arsenali, por me  trajnerin e ri të konfirmuar Andrea Pirlon bardhezinjtë janë futur edhe ato në garë për mesfushorin.

Sipas “Corriere Dello Sport” Juventusi po shpreson të ulë çmimin prej 50 milionë eurosh që kërkon Atletiko për Partin duke përfshirë lopjtarë të tjerë në shkëmbim. Emrat e përmendur për një shkëmbim me Atletiko Madridin për Tomas Partin janë Kosta dhe Bernardeski.

Parti këtë sezon ka luajtur 46 ndeshje me Atletikon duke shënuar 4 gola dhe duke dhuruar një asisime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat