Broja larg Chelseas?

Futboll

Broja larg Chelseas?

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:33
Broja larg Chelseas?

Sulmuesi Armando Broja me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea. Ai nuk ka më vend në ekipin e parë, pasi afrimet e fundit i kanë hequr dhe ato pak shanse që i riu mund të kishte.

Futbollisti i kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të huazohet për të fituar më shumë eksperiencë dhe përvojë.

18-vjeçari debutoi këtë sezon me Chelsean, ndërsa bëri dhe një rezyme të sezonit 2019-20. “Ishte një sezon fantastik për mua sepse shënova 30 gola dhe dhashë 8 asiste. Ne jemi kampionë të PL2. Ishte një sezon i gjatë, por i mirë duke qenë se e mbyllëm si të pamposhtur.

“Gjithashtu për mua, që të bëj debutimin me ekipin e parëështë një ëndërr e kthyer në realitet. Dua të falenderoj të gjithë stafin dhe lojtarët që më besuan mua. Falenderoj dhe familjen time që më ka mbështetur gjithmonë gjatë rrugëtimit tim”, – tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat