Flick: Luajmë ndaj Barcelonës jo kundër Messit

Futboll

Flick: Luajmë ndaj Barcelonës jo kundër Messit

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:10
Flick: Luajmë ndaj Barcelonës jo kundër Messit

Hans-Dieter Flick kërkon presing të lartë nga djemtë e tij dhe fitimin e dueleve ndaj rivalëve të Barcelonës. Trajneri i Bayern Munchen ka folur në konferencën për shtypin rreth ndeshjes çerekfinale në Champions, teksa jep lajmin e mirë për rikuperimin e Kingsley Coman.

MESSI-LEWANDOWSKI – “Nuk mund të krahasohen dy lojtarë. Robert është një qendërsulmues i nivelit botëror dhe shumë cilësi, sidomos në zonën e rreptësisë. Ai garanton gola dhe asiste. Messi është prej vitesh futbollisti më i mirë në botë. Nuk e di nëse do të shohim sërish një lojtar të tillë”.

“Luajmë kundër Barcelonës dhe jo kundër Messit. Jemi përgatitur për t’u sfiduar me argjentinasin. Duhet të luajmë si skuadër, djemtë duhet të kenë parasysh dy gjëra: të bëjnë presing lart dhe ka rëndësi të madhe të fitojmë duelet një kundër një”.

“Kingsley Coman është gati dhe pritet të luajë. Ai ndodhet në formën e tij më të mirë dhe mund ta nisë si titullar. Thiago? Të gjithë jemi të përqendruar te Championsi, e njëjta gjë vlen edhe për Thiagon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat