Nga Londra në Londër! Willian: Më pëlqen se si Arsenali luan - Bota Sot
Nga Londra në Londër! Willian: Më pëlqen se si Arsenali luan

Futboll

Nga Londra në Londër! Willian: Më pëlqen se si Arsenali luan

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:20
Nga Londra në Londër! Willian: Më pëlqen se si Arsenali luan

Nga Londra në Londër. i është dashur të bëjë vetëm pak km për të kaluar nga një qendër stërvitore te tjera dhe të nisë aventurën e re me “topçinjtë”, pas shumë vitesh me blutë e Chelseat.

Bëhet fjalë për brazilianin Willian, që u zyrtarizua sot te Arsenali në marrëveshje 3-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë lojtar i Arsenalit. Mezi pres që të filloj stërvitjen dhe të luaj me shokët e mi të skuadrës. E mora këtë vendim sepse Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ka një projekt të ri me Mikel Arteta”, tha ai në faqen zyrtare të klubit.

“Unë mendoj se ky klub meriton të jetë përsëri i shkëlqyeshëm dhe dua të jem pjesë e këtij projekti. Të jesh pjesë e familjes Arsenal është fantastike. Jam shumë i lumtur. Do të përpiqem të ndihmoj skuadrën të fitojë trofe: do të bëjmë atë që mundemi për të fituar çdo ndeshje. Gjithmonë do të jap 100% në fushë për të ndihmuar ekipin”.

 “Më pëlqen se si Arsenali luan dhe mendoj se me Artetan, Arsenali ka mundësi të mëdha të luftojë sërish për tituj në Premierlgië dhe Evropë. Kur bisedova me të [Artetan], biseda ishte e mirë, ai më dha besimin që të vija në Arsenal. Ai më tha shumë gjëra të mira dhe kjo është arsyeja pse vendosa ti bashkohem Arsenalit”, u shpreh Willian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat