Halili: Tirana do grupet e Championsit

Futboll

Halili: Tirana do grupet e Championsit

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:55
Halili: Tirana do grupet e Championsit

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka zbuluar synimet e radhës së kampionëve të Shqipërisë. Bardheblutë janë përforcuar shumë në merkato me lojtarë shumë cilësorë. Numri një i klubit u shpreh se synon grupet e Championsit, pavarësisht se e di se është e vështirë diçka e tillë.

“Përgatitemi për të shkuar drejt kupave të Europës. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën. Kërkojmë kualifikimin. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë, do vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të gjithë skuadrën, për të gjithë tifozët tanë. Themi se do të ecim para dhe shpresojmë të realizojmë atë që kemi dëshirë, të vazhdojmë e të luftojmë për të shkuar në grupe”.

Halili foli dhe për merkaton e bërë nga klubi bardheblu. “Baza është skuadra.

Pastaj se kush bën diferencën, duhet t’i shkojmë afrimet e bëra në fushë. Duhet informacion sa gati janë për të luajtur. Stafi është në gjendje ta përcaktojë se kush luan për këtë ndeshje. Për vazhdimësinë them se do të jenë të gjithë gati. Tirana është ekipi më i mirë sot për sot në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat