Kastrioti konfirmon tre lojtarë

Futboll

Kastrioti konfirmon tre lojtarë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:56
Kastrioti konfirmon tre lojtarë

Kastrioti konfirmon tre futbollistë për sezonin e ardhshëm. Klubi krutan, i sapongjitur në Kategorinë Superiore, u ka rinovuar kontratat emrave të tillë si Kapiteni Emiljano Çela, Lukman Husen dhe Rei Nuriu.

Kuptohet qartë që ky vendim lidhet me peshën që këta lojtarë kanë në skuadër, edhe pse Superiorja kërkon një shkallë më të lartë të cilësisë.

Drejtuesit e Kastriotit vazhdojnë të jenë të vëmendshëm në merkato, për të afruar ata lojtarë që nevojiten në reparte të caktuara.

Një ditë më parë firmosi Agnaldo Moraes, një mesfushori nga Brazili, që iu bashkua menjëherë skuadrës në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat