“Inter ka të gjitha burimet e nevojshme për të transferuar Messin”

Futboll

“Inter ka të gjitha burimet e nevojshme për të transferuar Messin”

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:59
Messi

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se pronarët aktual të ‘Zikaltërëve’ kanë gjithçka që është e nevojshme për të nënshkruar me Lionel Messin nga Barcelona, me thashethemet e reja që janë duke vazhduar.

E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona vazhdon të mbetet në ajër, me argjentinasin që ende nuk e ka konfirmuar atë, por katalanët janë të bindur se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do ta mbyllë karrierën në ‘Camp Nou’.

Dhe Massimo Moratti, i cili gjashtë kohës së tij kishte dështuar të joshte Messin për një transferim në ‘San Siro’, beson se pronarët aktual kanë fuqinë për ta bërë një gjë të tillë.

“Unë jam vetëm një tifoz i thjeshtë i Interit, kështu që nuk kam ndonjë informacion të brendshëm”, ka deklaruar Moratti, përcjell lajmi.net.

“Duke thënë këtë, unë e di që Suning kanë gjithçka që duhet për të sjellë Messin në Milano, si në aspektin e burimeve ashtu edhe të kompetencave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat