Ceferin shuan ëndrrën e Rummenigge

Futboll

Ceferin shuan ëndrrën e Rummenigge

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:34
Ceferin shuan ëndrrën e Rummenigge

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka bllokuar idenë e drejtuesit të Bayern Munich, Karl-Heinze Rummenigge, për ta përdorur edhe në të ardhmen fromulën Final Eight të Champions League.

“Final Eight mund të jetë një formulë interesante për të ardhmen, edhe pse nuk do të mund ta aplikojmë dot akoma sepse kalendari është shumë i ngjeshur”, ka thënë Ceferin për AFP.

“Nuk e di si mund të organizojmë një turne në dy javë që të luhet në maj, besoj se është e pamundur.

Deri në mars nuk kishin plane dhe nga ajo kohë kemi provuar dhe studiuar alternativa të ndryshme, kështu që do të jemi gjendje të përshtatemi edhe në të ardhmen sepse bota nuk do të ndalet përgjithmonë për shkak të këtij virusi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat