Shqiptari i Kosovës largohet nga Anglia

Futboll

Shqiptari i Kosovës largohet nga Anglia

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:37
Shqiptari i Kosovës largohet nga Anglia

Ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj është shumë afër largimit nga klubi anglez, Huddersfield United.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i SSK, Arlind Sadiku i cili në bazë të burimeve të tij shprehet se lojtari nuk do të rikthehet në Angli.

Hadërgjonaj sezonin e kaluar ishte i huazuar në Turqi, tek klubi i njohur Kasimpasa.

Për të kanë shprehur interesim shumë klube evropiane, në mesin e të cilave edhe Fenerbahce, e cila shihet si favorite për shërbimet e 26 vjeçarit.

Vlera e kartonit të lojtarit shqiptar mendohet të jetë rreth 4 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat