Befason Jahmir Hyka

Futboll

Befason Jahmir Hyka

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:41
Befason Jahmir Hyka

Jahmir Hyka do të vazhdojë karrierën në Kinën e largët. Ish-mesfushori i Kombëtares, pasi mbylli aventurën në kampionatin izraelit, tashmë ka arritur akordin me skuadrën e Guizhou Hengfeng-it.

Lajmi konfirmohet nga mediat kineze, teksa “sohu.com”, raporton se shtatshkurtri kryeqytetas ka aplikuar për vizë dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet skuadrës së re, e cila militon në ligën e dytë kineze dhe ka si synim ngjitjen në elitën e futbollit kinez.

Skuadra e re e futbollistit shqiptar, u rendit në vendin e tretë sezonin që sapo u mbyll, ndërkohë që për sezonin e ri ambiciet janë të qarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat