Mourinho e largoi nga ekipi

Futboll

Mourinho e largoi nga ekipi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:24
Mourinho e largoi nga ekipi

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka komenduar kalimin e ish-mbrojtësit të tij, Jan Vertonghen te skuadra portugeze e Benficës. “The Special One” ka folur me superlativa për belgun duke përgëzuar dhe klubin portugez për këtë lëvizje.

“Vertonghen do të kthehet në një lojtar fantastik në klubin portugez.

Jan është njeriu i duhur në dhomat e zhveshjes, zi është një lider i heshtur. Kam takuar shumë lidera në fushë, por ai është më i miri”, – tha Mourinho.

Tottenhami nuk i ofroi shtatlartit një kontratë të re. Ai ishte pranë kalimit te skuadra e Interit, por në fund trajneri Antonio Conte u tërhoq. Tekniku italian po mendon për fitimin e Europa Leagues dhe paraqitjet e mira të Godin bënë që pista e Vertonghen të shuhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat