Samuel Umtiti pozitiv në COVID-19

Futboll

Samuel Umtiti pozitiv në COVID-19

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:36
Samuel Umtiti

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka dalë pozitiv në COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Barcelonës, në rrjetet zyrtare të klubit.

Mbrojtësi francez është i lënduar, dhe nuk gjendet në grumbullim me skuadrën në Lisbonë.

Sipas njoftimit te Barcelonës, Umtiti është vetëizoluar në shtëpinë e tij, sipas rekomandimeve të institucioneve.

Ky është rasti i dytë me COVID-19 te Barcelona, pasi dy ditë më parë, pozitiv ka dalë edhe Jean-Clair Todibo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat