Bayerni ia bën 8:2 Barcelonës, e turpëron rëndë! Ia mbush rrjetën me gola  - Bota Sot
Bayerni ia bën 8:2 Barcelonës, e turpëron rëndë! Ia mbush rrjetën me gola 

Futboll

Bayerni ia bën 8:2 Barcelonës, e turpëron rëndë! Ia mbush rrjetën me gola 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2020 Në ora: 21:41
Live: Barcelona – Bayern,  finale e parakohshme 

(E plotësuar) – Barcelona ka pësuar humbjen më turpëruese në historinë e tyre dhe aq me tepër me një ekip që ka me përplot yje. 
Bayerni Munihu ia bën 8:2 Barcelonës, duke e turpëruar keq dhe e eliminon nga garat e Champions League.  Bayerni shënon fitore me rezultat të thellë 8:2 kundër Barcelonës së Lionel Messit, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Estádio da Luz" në Lisbonë të Portugalisë.

Bayerni në gjysmëfinale, Barcelona në shtëpi! Barcelona – Bayern, pa dyshim se është prej ndeshjeve më të mira që u zhvillua deri me tash gjatë këtij edicioni, me rrebesh gola, gjithsej dhjetë.

Image

Bayerni nga Munihu, kampioni i ri gjerman, tregoi fuqinë karshi Barcelonës që ka sulmin më të frikshëm.
Qysh në 30 minutat e parë u konfirmua se do të kemi rrebesh gola. 

Sulmuesi Thomas Muller me shokë në formën më të mirë dhe të pandalshëm për mbrojtjen e katalunasve.   

Në minutën e 4-të, Thomas Muller e hapi serinë e golave. Ai nga rreth 14-15 metra shënon në këndin e poshtëm të portës së Barcelonës, 0:1. Në minutën e 7-të, David Alaba duke dashur ta shmang rrezikun shënon autogol të bukur në portën e tij. 1:1.

Image

Në minutën e 22-të,futbollisti kroat, Ivan Perishiç, jashtëzakonisht i shpejt, futet në 16 e nga afërsia me goditje të fortë e mposhti portierin ter Stegen, 1:2. Në minutën e 28-të,  Serge Gnabry me shpejtësi futet në 16-sh dhe me të parën godet topin nga rreth 11-12 metra, duke  plasuar në këndin e djathtë të poshtëm, 1:3. Në minutën e 31-të, Kimmich për mrekulli asiston deri të Muller dhe nga afërsia me një prekje shënon për 1:4. 

Image

Në minutën e 57-të, Luis Suarez mashtron një mbrojtës të Bayernit, futet në 16-sh e me goditje të fortë fërfëllon topin në këndin e majtë të Neuerit, 2:4.

Në minutën e 63-të, Alphonso Davies mashtron mbrojtjen e Barcelonës, e gjen si me dorë Joshua Kimmich i cili nga afërsia pa problem shënon për 2:5.   Në dhjetë minuta e fundit, tri herë pëson Barcelona. Robert Lewandowski shënon me kokë për 2:6 në minutën e 82-të, pastaj edhe Philippe Coutinho në minutën e 85-të e të 89-tën, duke vulosur fitoren në 2:8. Bayerni e pret fituesin e ndeshjes Manchester City - Lyon.

Image

Barcelona-Bayerni 2:8
Stadiumi “Estadio da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: D. Skomina (Sllovenia). 
Shënues: Alaba (7’-autogol), Suarez (57’)– Mullar (4’ e 31’), Gnabry (28’),  Perishiç (22’), Kimmicj (63’), Lewandowski (82’), Coutinho (85’ e 89’) .
Kartonat e verdhë: Alba, Suarezm Vidal - Boateng, Davies.
Barcelona: ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba, Roberto (Griezmann 46’), Busquets (Fati 70’), de Jong, Vidal, Messi dhe Suarez.
Bayerni: Neuer, Kimmich, Boateng (Sule 76’), Alaba, Davies (Hernandez 85’), Goretzka (Tplisso 84’), Alcantara, Gnabry (Coutinho 75’), Muller, Perishiç (Coman 67’), Lewandowski.89' Philippe Coutinho shënon për 2:8.

85'  Philippe Coutinho  shënon për 2:7.

82' Robert Lewanowski i jep fund paqartësive, 2:6.

75' Bayerni shumë afër finales.

70' Pak shpresa për Barcelonën edhe pse në futboll gjithçka është e mundur dhe mund të ketë ndryshime të rezultatit.

63' Joshua Kimmich shënon dhe krion qetësinë të Bayerni. Barcelona - Bayern 2:5. Davies në stilin e skiatorit ka bërë sllallom dhe asiston deri te Kimmich që pa problem shënon nga afërsia. 

63' Barcelona-Bayerni 2:6
Stadiumi “Estadio da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: D. Skomina (Sllovenia). 
Shënues: Alaba (7’-autogol), Suarez (57’)– Mullar (4’ e 31’), Gnabry (28’),  Perishiç (22’), Kimmich (63'), Lewandowski (82').
Kartonat e verdhë: Alba, Suarez - Boateng, Davies.
Barcelona: ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba, Roberto (Griezmann 46’), Busquets, de Jong, Vidal, Messi dhe Suarez.
Bayerni: Neuer, Kimmich, Boateng, Alaba, Davies, Goretzka, Alcantara, Gnabry, Muller, Perishiç, Lewandowski.
 

57' Luis Suarez ngushton rezultatin në 2:4. Hap luftën edhe më shumë. Ai merr një tip mashtron mbrojtjen bavareze, futet në 16-sh dhe me goditje të fortë shënon.

57' Bayerni në epërsi të thellë, ky rezultat e bën gjithnjë e më komod.

51' Barcelona është në presion të madh, kurrë më afër eliminimit. Barcelona mbetet pa titull në Spanjë, duket se do të mbetet duarthatë edhe në Champions. 

Barcelona synon ta përmbysë epësinë e madhe të Bayernit të frikshëm.

Filon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

Barcelona-Bayerni 1:4
Stadiumi “Estadio da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: D. Skomina (Sllovenia). 
Shënues: Alaba (7’-autogol) – Mullar (4’ e 31’), Gnabry (28’),  Perishiç (22’).
Kartonat e verdhë: Boateng.
Barcelona: ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba, Roberto, Busquets, de Jong, Vidal, Messi dhe Suarez.
Bayerni: Neuer, Kimmich, Boateng, Alaba, Davies, Goretzka, Alcantara, Gnabry, Muller, Perishiç, Lewandowski. 

Image

43' Barcelona po pëson humbje të thellë, Bayerni ka një epërsi shumë të mirë dhe që e dërgon në gjysmëfinale.

31' Thomas Muller në formë, shënon golin e dytë dhe ngritë epërsinë në 1:4. Ai nga afërsia me dinakëri shënon. 

28' Bayerni sërish shënon, autor i golit Serge Gnabry. Gnabry nga rreth 11-12 metra me godtije përtoke shënon.

21' Kroati Ivan Perishiç shënon për epërsinë e Bayernit, 1:2. veprim i sheptj i bavarezëve, Perishiç në 16-sh dhe nga afërsia me goditje të fortë e mposht portierin Ter Stegen. 

Image

17' Suarez e Messi janë shumë të rrezikshëm, të cilët e sfidojnë portën e Neuerit.

14' Lojë me ritëm, te dyja  skuadrat synojnë kaulifikimin. Cila do të jetë më afër?

10' Ndeshje fantastike.

7' Barcelona barazon. Alaba duke tentuar ta largoi rrezikun shlnon autogol dhe madje të bukur.

4' Thomas Muller shokon Barcelonën.  Bayerni avancon me 0:1. Muller nga rreth 15 metra shënon në këndin e poshtëm të portës së Barcelonës. 

3' Lojë që pritet të jetë me rivalitet të madh.

Filloi ndeshja.

Një finale e parakohshme mes Barcelonës dhe Bayernit nga Munihu, në kuadër të çerekfinales së Champions League në futboll. 

Lionel Messi, Luis Suarez, Arturo Vidal kundër Robert Lewandoswskit, Thomas Muller e Ivan Perishiçit.

Ndeshja luhet në stadiumin “Estadio da Luz” në Lisbonë.

Dy skuadrat më të mira ndeshet në çerekfinale.

Barcelona-Bayerrni
Stadiumi “Estadio da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: D. Skomina (Sllovenia). 
Barcelona: ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba, Roberto, Busquets, de Jong, Vidal, Messi dhe Suarez.
Bayerni: Neuer, Kimmich, Boateng, Alaba, Davies, Goretzka, Alcantara, Gnabry, Muller, Perishiç, Lewandowski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat