Pique sulmon Bartomeun dhe pranon: Poshtërim i madh! Po të doni largohem

Futboll

Pique sulmon Bartomeun dhe pranon: Poshtërim i madh! Po të doni largohem

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:19
Pique sulmon Bartomeun dhe pranon: Poshtërim i madh! Po të doni largohem

Gerard Piquè, lideri dhe mbrojtësi i Barcelonës, pasi 8-2 ndaj Bayern Munich, sulmoi udhëheqjen katalanase dhe kërkoi një ndryshim të menjëhershëm në krye të klubit:

“Kemi prekur fundin dhe duhet të bëjmë një ndryshim në të gjitha pjesët, jo vetëm lojtarët. Kemi arritur në një pikë pa kthim, nuk po bëjmë një rrugë të saktë dhe rezultatet thonë kështu”.

“Shihet prej disa vitesh, pavarësisht nga lojtarët dhe trajnerët.

Ky është realiteti, është e vështirë, kemi arritur deri në një pikë ku nuk ka shumë më tepër për të bërë. Sot është një performancë e papranueshme”, tha ai. Pastaj mbrojtësi tha dhe se “nëse doni apo duan të iki, e bëj pa problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat