Flick përgëzon lojtarët e Bayernit për paraqitjen kundër Barcelonës

Futboll

Flick përgëzon lojtarët e Bayernit për paraqitjen kundër Barcelonës

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:48
Hansi Flick ka përshëndetur paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren 8:2 ndaj Barcelonës

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka përshëndetur paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren 8:2 ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Muller meriton çmimin Lojtari i Ndeshjes, ai ishte ai që kontrolloi presionin tonë, por në fund të fundit, më duhet të përgëzojë gjithë ekipin tim për ruajtjen e këtij intensiteti për 90 minuta”, ka deklaruar Flick,.

“Ne e dinim që nëse i vendosim ata në presion, ne do të kishim shanse”.

“Ne kemi një cilësi dhe intensitet të tillë në këtë ekip, tani duhet të rimbushemi dhe të përqendrohemi për ndeshjen tjetër, ku fillojmë përsëri nga zero”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat