Casillas dhe lamtumira dramatike: Jam gati të kthehem, por…

Futboll

Casillas dhe lamtumira dramatike: Jam gati të kthehem, por…

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 08:14
Iker Casillas

Iker Casillas ka zyrtarizuar tërheqjen nga futbolli në javët e kaluara.

Ish-portieri i Real Madrid, Porto dhe Spanjës, pas një infarkti të pësuar në 2019-ën, nuk është kthyer më në fushën e lojës.

Pasi ka festuar triumfin e dyfishtë në kampionat dhe kupën kombëtare me portugezët, Casillas pritet të kthehet te Real Madrid në rolin e drejtuesit.

“Për momentin nuk është vendosur asgjë”, ka thënë ish-portieri për AS. “Por shpresoj që në fazën e ardhshme të jetës sime të jetë Real Maid”.

“Largimi nga Madridi ka qenë një traumë dhe shumë i dhihëm. Jemi ndarë në mënyrën gabuar. Por është shtëpia ime. Nuk janë thënë  gjëra të bukura në atë periudhë, por ka kaluar shumë kohë”.

“Pas disa vitesh kam folur përsëri me presidentin Florentino Perez dhe gjërat janë qetësuar. Florentino më ka telefonuar të ofruar diçka dhe kur të shkoj Madrid do të flasim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat