Ferdinand: Po të isha Lewandowski do të inicioja peticion për “Topin e Artë”

Futboll

Ferdinand: Po të isha Lewandowski do të inicioja peticion për “Topin e Artë”

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:27
Robert Lewandowski, Ferdinand

Një sezon mbresëlënës, pikërisht në vitin më të veçantë. Robert Lewandowski ka numra “monstruozë”, por nuk do të jetë në gjendje të shpresojë të fitojë “Topin e Artë” të këtij viti, i cili nuk do të jepet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, u shpreh për këtë çështje, duke këshilluar bomberin polak:
“Nëse unë do të isha Lewandowski do të përpiqesha të inicioja një peticion për ta rikthyer çmimin. Përveç vitit në të cilin Luka Modric e fitoi atë, Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë mbizotëruar “Topin e Artë”. Lewandowski ka bërë gjithcka këtë sezon për ta merituar atë. Po flasim për një cmim prestigjioz, ndaj nuk mund ta besoj se “Topi i Artë” është anuluar”.

Sipas Ferdinand, nuk do të kishte dyshime për kandidatin kryesor për të fituar trofeun e lakmuar: 

“Lewandowski e meriton ta fitojë atë çmim për cfarë ka bërë këtë sezon. Do të ishte e padrejtë të mos i jepej atij. Pse nuk mund ta japin çmimin? Për shkak të ceremonisë, që nuk do të jetë si zakonisht? Unë mendoj se kjo është një mangësi serioze e organizatorëve. Nuk mund të besoj se e kanë hequr mundësinë për ta fituar këtë vit…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat