Ish-presidenti i Barcelonës: Bartomeu duhet të bëjë këtë, nuk ka asnjë “ilaç” tjetër…

Futboll

Ish-presidenti i Barcelonës: Bartomeu duhet të bëjë këtë, nuk ka asnjë “ilaç” tjetër…

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:29
Joan Gaspart

Joan Gaspart u paraqit në RVV për të mëkuar shpresën e tifozëve të Barcelonës, pasi jetuan një nga netët më të vështira në histori. Ai bëri thirrje që të mos merren vendime të nxehta, duke e bërë të qartë se ka lojtarë veteranë në skuadër, përfshirë Piqué dhe Messi, të cilët ende mund të japin shumë për ekipin. Lidhur me Bartomeu, ai tha se tani duhet të tregojë se “e do shumë Barcelonën”.

Ndjenja – “Shumë i trishtuar, si të gjithë katalanasit. Në jetën time kam jetuar disa netë të trishtuara si sonte dhe disa shumë të lumtura. Nëse dikush ndihet shumë i dëshpëruar, shkoni në një spital për të parë më shumë trishtim se kaq”.

Deklaratat e Piqué – “Po, e kam dëgjuar Piqué. Shumë gjëra mund të thuhen, në gjaknxehtësi. Unë e kam njohur Gerard që kur ishte fëmijë. Ai duhet të reflektojë, veçanërisht në golat e pësuar. Ai e ka mbajtur veten më shumë se një lojtar i Barcelonës. Ndoshta nesër, kur të qetësohet pak, do të shohë që sonte ishte një natë shumë e trishtuar, por Barça nuk do të zhduket. Nesër dielli do të dalë përsëri. Duhen marrë vendimet e duhura për ta filluar sezonin e ri sa më mirë. Sonte, ai që na ka dëmtuar është rezultati. Ju mund të humbni, por jo në një mënyrë kaq të ekzagjeruar dhe shumë të trishtueshme”.

Vendimet – “Nuk dua t’u jap kënaqësi atyre që nuk e duan Barcelonën. Unë kam kaluar nëpër gjithçka, por do t’u tregoja atyre që e duan me të vërtetë Barcelonën, që nuk kanë ngrënë darkë sonte nga trishtimi. Megjithatë, e keqja nuk ka fund. Ka njerëz, që janë duke luftuar për jetën nëpër spitale. Nesër do të dalë dielli përsëri për Barcelonën”.

Të goditet apo mos goditet Piqué – “Sa për Piqué, unë nuk jam dakord. Piqué është trashëgimia e Barcelonës dhe ka vite karrierë përpara tij. Unë mendoj se ka gjëra pozitive. Sot luhet një futboll i fortë, duhen edhe veteranë me cilësi të jashtëzakonshme. Si Leo Messi, fjala vjen, me cilësi të jashtëzakonshme. Ata mund t’i japin ende shumë Barcelonës. Nata është e trishtuar në një botë të trishtuar, e keqja bashkohet. Unë e dua Barcelonën si askush tjetër, por e vuaj shumë rezultatin e sotëm. Sidoqoftë, nesër duhet të zgjohemi me një shpresë tjetër. Unë kam pasur fatin të jetoj netë të lavdishme. Ne do ta kthejmë faqen dhe jo të jetojmë ethet e mbrëmjes së sotme. Ne duhet ta durojmë dhe përballojmë stuhinë”.

Bartomeu dhe zgjedhjet – “Jemi në gusht, sezoni i ri fillon për pesë javë. Hapja e një procesi elektoral nuk do t’i linte kohë klubit për të planifikuar sezonin që po vjen. Bartomeu duhet të tregojë se e do Barcelona si në të mirë dhe në të keq. Ai duhet të sillet si president, të vazhdojë, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. është si ajo nata në Seville, kur të gjithë thanë se Núñez duhej të jepte dorëheqjen dhe më pas ai na dha shumë suksese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat