Debutim fantastik për Dokën

Futboll

Debutim fantastik për Dokën

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:06
Debutim fantastik për Dokën

Debutim perfekt për mbrojtësin Albi Doka me fanellën e NK Goricës në kampionatin kroat, pasi ia doli të lërë gjurmë, duke gjetur reugēn e rrjetës pas vetëm 6 minutash në fushën e lojës.

Ish mbrojtësi i Tiranës u aktivizua në minutën e 83-të të sfidës mes Varazdinit dhe NK Goricës, kur rezultati ishte 1-2 në favor të miqve dhe në të 89-ën shënoi golin e tretë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes, që përfundoi me shifrat 1-5.

Albi Doka la Tiranën këtë verë pasi i kishte përfunduar kontrata me bardheblutë dhe zgjodhi klubin kroat për të vijuar karrierën, ndërsa vetëm para pak ditësh bëri edhe prezantimin zyrtar me NK Goricën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat