Laçi vijon përgatitjet për Europën

Futboll

Laçi vijon përgatitjet për Europën

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:13
Laçi vijon përgatitjet për Europën

Ashtu siç njoftoi Supersport dy ditë më parë, mbrojtësi lezhjan Renato Malota iu bashkua Laçit, ndërsa ditën e djeshme u bë edhe prezantimi zyrtar në krah të zyrtarit të klubit kurbinas, Kleo Laska, i cili është njëkohësisht edhe djali i presidentit Pashk Laska.

Malota i dha fund eksperiencës prej dy sezonesh e gjysmë me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit shkodran Armando Cungu, për t’u përgatitur për ndeshjen eliminatore të Europa Leagues, përballë skuadrës azere të Kesla-s.

Me afrimin e 31-vjeçarit, Laçi do të ketë shumë më tepër përvojë në qendër të mbrojtjes, pasi bëhet fjalë për një mbrojtësi si Malota, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e skuadrave si Kukësi e Partizani.

Përveç Malotës, Laçi zyrtarizoi edhe firmën me futbollistin Klejdi Rapo, i cili spikati me Devollin në Kategorinë e Dytë dhe shihet si një nga të rinjtë më me perspektivë për të ardhmen. Ky i fundit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Laçin dhe do të ketë mundësi të luajë tashmë në nivele të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat