Kily Gonzalez i sigurt: Di Maria do të kthehet te ky klub

Futboll

Kily Gonzalez i sigurt: Di Maria do të kthehet te ky klub

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:40
Angel Di Maria

Angel Di Maria ka qenë një realitet i futbollit europian prej vitesh. Benfica, Real Madrid, Manchester United (në një masë më të vogël) dhe në fund PSG. Por, anësori i majtë nuk e ka harruar kurrë origjinën e vet, as klubin-mëmë, Rosario Central.

Për nja dy muaj, ai është trainuar nga një njohës i vjetër i futbollit europian: Kily Gonzalez. Ky i fundit mori pjesë në një lloj konference për shtyp përmes “zoom”, duke folur për tema të ndryshme të futbollit. Gjithashtu, paralajmëroi kthimin e Di Maria në “fole”, për t’i dhënë fund karrierës ku e filloi atë:

“Ne të gjithë e dimë dashurinë e Angelito për klubin-mëmë. Ai do të kthehet, sepse kjo është ëndrra e tij. Unë do të doja që të kthehet nesër, por nuk mund ta detyroni një person. Di Maria dëshiron të vijë dhe ne duam që ai të kthehet. Dhe ai do të kthehet, sepse e do klubin e djalërisë. Unë flas me të gjatë gjithë kohës.

Në ndeshjen e fundit të Champions-it nuk ishte në gjendje të luante, sepse ishte skualifikuar, tani ka mundësinë të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Le ta shijojë këtë moment me familjen e tij. Ne jemi këtu, derën e ka gjithmonë të hapur. Mezi e presim atë”.

Di Maria e veshi fanellën e Rosario Central deri më 2007, pasi e përfundoi kursin e të rinjve plotësisht me verdheblutë. Pastaj zbarkoi në Lisbonë, te Benfica, për të pushtuar Europën në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat