Berisha vazhdon me gola, me ekipin e tij gjunjëzojnë liderin australian 

Futboll

Berisha vazhdon me gola, me ekipin e tij gjunjëzojnë liderin australian 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:11
Berisha vazhdon me gola, me ekipin e tij gjunjëzojnë liderin australian 

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, vazhdon me gola në kampionatin australian. Ai me skuadrën e tij Western United triumfojnë si mysafirë me rezultat 2:1 ndaj liderit Sydney, në takimin e javës së 26-të. 

Në minutën e 21- të, Berisha pa ndonjë vështirësi shënon nga afërsia për 0:1. 

Le Fondre në minutën e 52-të barazon shifrat, ndërsa Lustica në fund të takimit realizon për fitoren e madhe te Westernit. 

Berisha u paraqit titullar deri në minutën e 63-të.

Sydney kryeson me 53 pikë, ndërsa Western është në pozitën e 5-të me 39 pikë. 
Berisha është i dyti në listën e shënuesve me 19 gola ka një pak se Maclaren (Melbourn City) dhe Le Fiondre (Sydney).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat