Mbledhje e jashtëzakonshme te Barcelona

Futboll

Mbledhje e jashtëzakonshme te Barcelona

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:46
Bartomeu

Humbja 8-2 kundër Bayern Munich e ka tronditur Barcelonën. Presidenti Josip Maria Bartomeu ka hedhur hapin e parë dhe “Rac1” raporton se ai ka njoftuar drejtuesit e bordit për një mbledhje të jashtëzakonshme të hënën e ardhshme.

Temat për t’u diskutuar janë shumë. Trajneri Quique Setien i ka orët e numëruara dhe largimi i tij nuk do të vonojë. Presidenti Bartomeu madje foli edhe për vendime të marra tashmë, që pritet të bëhen publike gjatë javës së ardhshme. Me Setien të larguar, duhet diskutuar për pasuesin.

Xavi dhe Mauricio Pochettino janë emra më të përfolur, por drejtuesit e Barcelonës do të flasin përballë njeri-tjetrit në mbledhjen e programuar tashmë. Ka edhe një skenar, që në këtë mbledhje të vendoset që zgjedhjet për presidentin e ri të bëhen që këtë verë.

Do diskutohet për këtë pjesë, por duket e pamundur që Bartomeu të largohet nga pozicioni i tij. Veç Setien, do të ketë edhe shkarkime të tjera. Katalanasit kanë dështuar totalisht në merkato, duke bërë blerje të bujshme që në fund kanë rezultuar dështime të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat