Katastrofë

Futboll

Katastrofë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:14
Icardi

Sulm i ashpër i së përditshmes “l’Equipe” ndaj Mauro Ikardit. Gazeta sportive franceze akuzon sulmuesin argjentinas duke hedhur dyshime mbi praninë e tij në fushë gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Lajpcigut. Ndeshje që, përsëri sipas “L’Euqipe”, sulmuesi do ta shohë, të paktën fillimisht, nga stoli i rezervave.

Me kthimin nga skualifikimi të Di Marias dhe shërimit të Mbapesë, trajneri Tuhel duhet të konfirmojë 4-3-3 duke nxjerrë ish-kapitenin e Interit jashtë nga njëmbëdhjetëshi fillestar. Në fakt kjo nuk është diçka e re për francezët, të cilët në fazën e 1/8-ave ndaj Dortmundit u kualifikuan pa ndihmën e argjentinasit, që në 180 minutat e dy ndeshjeve nuk e preku fushën për asnjë sekondë.

KRITIKA – Ajo që habit më shumë në shkrimin e “L’Equipe” janë motivet që thuhet se do të shtyjnë PSG-në të tentojë finalen pa Ikardin. Mbi të gjitha, forma fizike e argjentinasit në dy finale të kupave në Francë dhe në ndeshjen kundër Atalantës. Sulmuesi përshkruhet si katastrofik në paraqitjet. “Pyetja që duhet të shtrohet është nëse Mauro Ikardi në këtë moment do të jetë në gjendje të luajë një lojë të nivelit të lartë…

Mungesa e lëvizshmërisë së tij është e dukshme. Deri në pikën e bërjes së tij një barrë për ekipin? Pyetja lind seriozisht. Nëse Tuchel dëshiron të sulmojë thellësinë kundër Lajpcigut, atëherë Ikardi nuk sjell asnjë dobi për PSG-në” shkruan “L’Equipe” që sjell skemën 4-4-2 si shkak të vetëm për të parë përsëri Mauriton në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat