Futbollisti i Bayernit: U turpërova

Futboll

Futbollisti i Bayernit: U turpërova

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:16
Futbollisti i Bayernit: U turpërova

Joshua Kimish ishte një nga autorët e golave në atë fitore me rezultatin 8-2 të Bajernit ndaj Barcelonës. Një spektakël gjerman që rrëmbeu vëmendjen e gjithë Europës, ku shifrat ishin më së shumë sesa të pazakonta.

Ndërkohë futbollisti i bavarezëve, Joshua Kimish, shprehet se ndihet i turpëruar që buzëqeshi dhe u shfaq aq shumë i lumtur për golin që realizoi, kur ishte e gjitha merita e Alfonso Davies.

“Ishte brutale. Duhet ta shihni prapë, e vështirë të kuptohet. U ndieva i fokusuar që nga minuta e parë. Do të shihni se ne vërtet kemi dashur që të fitojmë dhe e kemi mbizotëruar kundërshtarin. Në fund? Rezultati i pabesueshëm.

Pasi u shënua edhe goli i pestë, u mbyll takimi. Kishim qetësinë dhe ishim të ftohtë me përdorimin e topit. Unë në fakt jam i turpëruar se u shfaqa shumë i lumtur pas golit, kur në fakt 99% e meritës ishte…ose më saktë goli i përket Alfonso Davies”, ka thënë Kimish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat