Ky është veprimi i fundit i Messit - Bota Sot
Ky është veprimi i fundit i Messit

Futboll

Ky është veprimi i fundit i Messit

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:35
Ky është veprimi i fundit i Messit

Pas humbjes turpëruese të Barcelonës 8-2 nga Bajern Mynihu në Champions, tashmë fjalët se Mesi mund të kalojë tek Interi bëhen më serioze se kurrë. Thashethemet që Mesi do largohet nga Barcelona kanë nisur kohë më parë sidomos pas blerjes së shtëpisë nga ana e babait të argjentinasit në Milano.

Pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampioneve tani në Spanjë po qarkullojnë fjalë se Mesi nuk do rinovojë me Barcelonën kontratën e tij që i skadon në 2021. Nëse argjentinasi do largohet nga “Camp Nou”, sipas mediave iberike dy janë destinacionet më të mundshme ku mund të transferohet Mesi: Interi dhe Mançester Siti.

Zikaltërit e kanë pranuar se i kanë financat e duhura për të bërë ndoshta goditjen e shekullit në merkato.

Mesi mund të pranojë të kalojë tek Interi në Serinë A edhe për të vazhduar rivalitetin me Ronaldon me portugezin që është pjesë e Juventusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat