Tirana konfirmon rinovimin e kontratës me talentet

Futboll

Tirana konfirmon rinovimin e kontratës me talentet

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:06
Tirana konfirmon rinovimin e kontratës me talentet

Tirana konfirmon rinovimin e kontratës me talentet, zyrtarizohet edhe rikthimi i dy lojtarëve që janë rritur në akademinë bardheblu.

Tirana ka njoftuar rinovimin e kontratës me 3 lojtarë, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Grent Halilin, Marsel Ismajlgecin dhe Jurgen Celhaka. Klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare njofton se të 3 lojtarët do të jenë pjesë e bardhebluve edhe për sezonin tjetër.

Gjithashatu Tirana njofton edhe rikthimin e Marlind Nuriu dhe Jurgen Vrapit, të cilët janë rritur nën akademinë e kësaj skuadre, por sezonin e fundit ishin pjesë e Skënderbeut dhe Flamurtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat