Dikur me Vokrrin, Muriqin, Shalën, Batroviqin kanë bërë kërdi në ish Jugosllavi, ja sa vite numëron sot 

Futboll

Dikur me Vokrrin, Muriqin, Shalën, Batroviqin kanë bërë kërdi në ish Jugosllavi, ja sa vite numëron sot 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:20
Mensur Nexhipi majtas dhe Reshat Ibrahimi djathtas

Nga gjeneratat e vjetra pak kush që nuk e nuk e njeh ish futbollistin e mirënjohur Mensur Nexhipi!

Trupvogël por si zjarr në fushën e lojës.  Atëkohë nga Trepça e Mitrovicës kishte kaluar në Prishtinë, e cila garonte në ligën e parë ish jugosllave. 

Mensur Nexhipi me kapitenin Fadil Vokrri, Fadil Muriqin, Kujtim Shalën, malazezin Zoran Batroviqin, kanë bërë kërdi në ligën ish jugosllave. 

Nexhipi mbahet mend si sot, me 1 dhjetor të viti 1985 kur e dridhi Cërvena Zvezdën e Beogradit duke e mposhtur me 2:1, pastaj kur shkatërroi Rijekën me 3:0 e Sutjeskën me rezultat 3:0.

“Dikur e ndiqja nga tribuna, ndërsa sot e kam mik të madh. Ky është Mensur Nexhipi nga Shkupi, ish-legjenda e klubit të futbollit Prishtina, që sot mbush 62 vite. 

Mbi 100 të lumtura në jetë miku im i madh Mensur Nexhipi, së bashku me familjen tënde të dashur”, ka shkruar gazetari i mirënjohur nga Kumanova Reshat Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat