“Bild”: Na jepni një finale gjermane, gjigantë!

Futboll

“Bild”: Na jepni një finale gjermane, gjigantë!

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:26
“Bild”: Na jepni një finale gjermane, gjigantë!

Bayerni u kualifikua në gjysmëfinalen e 12-të të Ligës së Kampionëve, teksa vetëm Real Madridi ka një të tillë më shumë. Sa herë që ka eliminuar Barçën, skuadra bavareze ka përfunduar duke fituar titullin: më 1996 dhe 2013.

Tani është koha për të synuar finalen, duke mposhtur fituesin e Manchester City-Lyon.

Sidoqoftë, në Gjermani ëndërrojnë edhe një finale mes Bayernit dhe Leipzig . Do të ishte finalja e parë gjermane që nga viti 2013, kur Bayerni mposhti Dortmundin në “Wembley”.

Dhe “Bild” i inkurajon të dyja ekipet: “Na jepni një finale gjermane, gjigantë”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat