Nuk i’u përgjigjet telefonatave

Futboll

Nuk i’u përgjigjet telefonatave

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:39
Nuk i’u përgjigjet telefonatave

Sipas “Corriere dello Sport”, David Silva po e lë Lacion të presë pasi spanjolli seriozisht po mendon për një kalim në Katar. 34 vjeçari do largohet nga Mançester Siti si lojtarë i lirë, pasi të mbarojë Championsi.

Silva ka qenë i përfolur për një kalim tek Lacio, ku do përfitonte 4 milionë euro në sezon për dy vite.

Gjithsesi ditët po kalojnë dhe ende nuk ka diçka zyrtare, madje mediat italiane pretendojnë se spanjolli nuk po i’u përgjigjet as telefonatave të Lacios.

“Corriere dello Sport” zbulon se Silva po konsideron një kalim në Katar ku sigurisht e presin më shumë para se në Itali. Skuadra favorite nga Katari për të nënshkruar me David Silvën është Al Sad ku trajner është Ksavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat